Aktori i njohur, Alec Baldwin po përgatitet të shfaqet sërish në ekran pas vdekjes së Halyna Hutchins, kinematografia e cila u qëllua për vdekje në xhirimet e filmit të tij “Rust”.
63-vjeçari do të mbërrijë në Romë gjatë fundjavës për të filluar xhirimet e dy filmave italianë, “Kid Santa” dhe “Billie’s Magic World”, sipas Variety.
Filmat, të cilët po prodhohen nga Alec dhe vëllai i tij Daniel Baldwin, i cili gjithashtu luan në të dy filmat, do të fillojnë së shpejti xhirimet pikërisht në Romë.
Gianluca Curti, shefi i Minerva Pictures të Italisë, i tha Variety se Alec do të mbërrijë në Romë të shtunën (26 mars), ndërsa vëllai I tij tahsmë ndodhet në qytetin historik, shkruan DailyMail.
Të dy filmat janë nga regjisori italian Francesco Cinquemani, i cili më parë ka punuar me Alec në filmin Andron të vitit 2015. Ai gjithashtu drejtoi filmin e vitit 2021 “The Christmas Witch, ku luajti vëllai i Alec, William Baldwin.
Të dy filmat janë cilësuar si ‘komedi të Krishtlindjeve familjare me veprim të drejtpërdrejtë dhe animacion’. Curti tha se vëllezërit Baldwin do të jenë në Romë për katër javë për të xhiruar skenat e të dy filmave.
Kujtojmë që Alec ka qenë duke u marrë me një padi të vazhdueshme për vdekje të padrejtë për vdekjen e Hutchins me të shtëna në xhirime.
Kinemasti, 42 vjeç, vdiq më 21 tetor të vitit të kaluar kur një armë mbështetëse e përdorur në filmin Rust u qëllua nga Alec pasi iu tha se nuk ishte e mbushur, duke e qëlluar atë në gjoks.
Regjisori Joel Souza u plagos gjithashtu nga arma mbështetëse e Baldwin, megjithëse ai u mbijetoi plagëve të tij. /Telegrafi/