Alec Baldwin po qëndron në krah të Chris Rock pasi komediani u godit me shuplakë nga Will Smith në ceremoninë e “Oscars” të së dielës.
Aktori dhe producenti 63-vjeçar u shfaq në rrjetet sociale herët të martën me një mesazh për Rock.
“Unë nuk po lexoj shumë rreth asaj se si, apo edhe nëse, producentët morën pjesë në këtë Chris. Por unë të dua, Chris Rock”, tha Baldwin.
“Dhe më vjen keq që çmimet “Oscar” u shndërruan në shfaqjen e Jerry Springer”, vijon postimi i tij në Twitter.
Postimi i aktorit vjen pasi ai ndodhet jashtë shtetit në Romë për të filmuar një projekt të ri.
Alec nuk është i pari personazh i famshëm që ka reaguar për skandalin e Smith në Oscars.
Will në anën tjetër i kërkoi falje publike Rock të hënën mbrëma.
Lidhur me ngjarjen, një reagim më pas u bë edhe nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit duke thënë se ‘nuk e falin dhunën’.
“Akademia nuk e pranon dhunën e asnjë formë. Sonte ne jemi të lumtur të festojmë fituesit tanë të 94-të të çmimeve “Oscars”, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga kolegët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën’”, ka shkruar organizata në Twitter.
Rock kishte bërë shaka me Pinkett Smith duke thënë se mezi priste ta shihte në “GI Jane 2”, duke u tallur për kokën e saj tullac. /Telegrafi/