Site icon Telegrafi

Alec Baldwin: Familja ‘më mbajti gjallë’ pas të shtënave fatale në xhirimet e “Rust”

Ylli amerikan, Alec Baldwin, falënderoi familjen që e mbajtën gjallë gjatë vitit të kaluar pas goditjes fatale në xhirimet e filmit “Rust” në tetor 2021.

Ylli 64-vjeçar – i cili mirëpriti fëmijën e tij të shtatë me Hilaria Baldwin javën e kaluar – aludoi për tragjedinë në një postim në Instagram të hënën.

“Zemra ime është thyer një mijë herë këtë vit. Dhe gjërat në jetën time mund të mos jenë kurrë njësoj”, ka shkruar aktori.

“Shumë ndryshime vijnë. Por familja ime më ka mbajtur gjallë. Ata janë arsyeja ime për të jetuar. Dhe Hilaria Baldwin gjithashtu”, vazhdoi ai, duke iu referuar me sa duket lajmit se mund të përballet me akuza penale për të shtënat.

Postimi i artistit përmbante disa fotografi të fëmijëve të tij përfshirë, Carmen, Rafael, Leonardo, Romeo, Eduardo dhe Lucia.

Lexo po ashtu Alec Baldwin bëhet baba për herë të tetë

Edhe pse kjo e bën Hilarian nënë të shtatë fëmijëve, Alec tani është baba i tetë fëmijëve pasi ndan vajzën 26-vjeçare, Ireland Baldwin me ish-bashkëshorten Kim Basinger.

Bashkëshorti i Hilarias u padit për neglizhencë në nëntor 2021 nga anëtarët e ekuipazhit të filmit, “Rust”, pasi vrau kinematografen Halyna Hutchins.

Familja e kinematografes më pas ngriti një padi për vdekje kundër Alec dy muaj më vonë.

Së fundmi, prokurorja Mary Carmack-Altwies tha se ajo mund të akuzojë deri në katër persona në lidhje me të shtënat, duke përfshirë Alec. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version