Aleatët e NATO-s kanë arritur një marrëveshje mbi planet rajonale që detajojnë se si aleanca do t’i përgjigjej një sulmi të mundshëm rus.
Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është kapërcyer një bllokim turk një ditë përpara se liderët të takohen për një samit në Vilnius, kanë thënë tre diplomatë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Turqia ka bllokuar miratimin e planeve mbi formulimin mbi vendndodhjet gjeografike si Qiproja.
Dhe ringjallja e planeve nënkupton një ndryshim të madh pasi është hera e parë që NATO harton plane të tilla që nga fundi i Luftës së Ftohtë tre dekada më parë.
NATO për dekada nuk kishte parë nevojë për plane mbrojtjeje në shkallë të gjerë, pasi u përball me luftëra më të vogla në Afganistan dhe Irak dhe ndjeu se Rusia post-sovjetike nuk përbënte më një kërcënim ekzistencial.
Duke përshkruar planet e saj rajonale, NATO do t’u japë gjithashtu kombeve udhëzime se si të përmirësojnë forcat dhe logjistikën e tyre.
Zyrtarët e NATO-s vlerësojnë se do të duhen disa vite që planet të zbatohen plotësisht, megjithëse ata theksojnë se aleanca mund të shkojë menjëherë në betejë nëse kërkohet një gjë e tillë.
Udhëheqësit e NATO-s mblidhen në Vilnius më 11-12 korrik për një samit që do të diskutojë anëtarësimin e Suedisë dhe marrëdhëniet e ardhshme të aleancës me Ukrainën. /Telegrafi/