Koalicioni “Aleanca për shqiptarët”, në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, mbrëmë ka realizuar takim me qytetarët e Strugës, ku Ziadin Sela theksoi se vetëm platforma e tyre politike garanton avancim të statusit të shqiptarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tani e tutje, tatimet që i paguajnë struganët, kërçovarët, tetovarët, shkupjanët, kumanovarët, do të rrinë atje në pushtet lokal, sepse ju nuk mund të na eksploatoni më. Tani e tutje Ndërmarrja e pyjeve në Strugë nuk do të jetë më vetëm me 90% maqedonas”, tha mes tjerash Sela.
Ai gjithashtu, tha se “Aleanca për shqiptarët” do të shënojë fitore të thellë në njësinë e pestë zgjedhore, por edhe në njësitë e tjera.
Gjatë këtij takimi, para të pranishmëve u drejtuan edhe kryetarët e Unitetit dhe RDK-së, Gzim Ostreni dhe Vesel Memedi./Telegrafi/