Nëpërmjet një kumtese të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “sjellja arrogante dhe e papërgjegjshme e kryetarit të Komunës së Strugës, tregoi edhe një herë se ndërtimet e egra në Strugë bëhen me dijeninë, aminin dhe për më tepër me stimulimin e tij”.
“Shumica e atyre që ndërtojnë rreth liqenit e jo vetëm, thonë të njëjtat fjalë ‘Jemi marrë vesh me Ramizin’, shprehen nga ASH, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata thonë se ky shkatërrues i çdo vlere dhe pasurie të qytetarëve të Strugës nuk e ka vendin aty dhe se fatkeqësisht, institucionet po shndërrohen në vegël të krimit dhe kriminelëve, siç thonë nga kjo parti, si Ramizi.
“Ftojmë edhe njëherë policinë, prokurorinë, gjykatën, qeverinë, të marrin masa sa nuk është bërë vonë. Pasuria jonë po shkatërrohet dhe uzurpohet, derisa krimi i organizuar po lulëzon në çdo cep të Strugës”, thuhet në kumtesën e ASH-së./Telegrafi/