Telegrafi

Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj deklaratës së Bujar Osmanit në lidhje me rastin ‘Haraçi’

Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Bujar Osmani duke e pyetur se çfarë kredibiliteti ka ai të flasë për shtetin ligjor, drejtësinë aferën ‘Haraçi’ apo integrimet evropiane.

“I nderuari zëvendëskryeministër për euro-integrime, me gjithë entuziazmin tuaj mediatik për të folur për rastin “Haraçi” ose për eurointegrimet, lëndës suaj ku ju jeni i dyshuar Prokuroria i ka venduar një emër që quhet Pacient, njëjtë e siç është emri Zhvatja, Perandoria, Magjar Telekomi Titaniku, Fortesa. Dhe kjo lëndë asnjëherë nuk u hap, sepse ju dhe subjekti i juaj ndikuat politikisht që të procesohen dhe të hetohen vetëm ato lëndë që përkasin me afatin kohor sipas ligjit të Prokurorisë Publike Speciale”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Osmani: Mbështesim institucionet të zbardhin të vërtetën për rastin “Haraçi”, partitë të mos e përdorin për pikë politike

Ata shtojnë se BDI është njolla më e zezë e sistemit të drejtësisë.

“Publiku i ka të freskëta kujtimet se si ministri i juaj i drejtësisë bashkë me zyrtarët e OBRM-PDUKM-së zgjidhte nëpërmjet celularit gjykatës, prokuror kryetar gjykatash, dhe këtë instalim e keni bërë që zyrtarët e përfshirë të mbrohen nga krimi, dhe kjo fatkeqësisht edhe realisht po ndodh, sepse deri tani nuk është nxjerr para drejtësisë dhe nuk kemi asnjë vendim gjyqësor për asnjë zyrtar ose ish zyrtar te BDI për të cilin ka indicje apo dyshim për krim dhe korrupsion”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët./Telegrafi/