Partia opozitare Aleanca për Shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë kanë propozuar amendament ku zvoëlohet çmimi i derivateve të naftës.
Ata theksojnë se ky propozim ka për qëllim të mbrojë qytetarë nga rritja enorme e derivateve të naftës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ne propozojmë që: Për karburantin dizell akciza të zvogëlohet nga 15.5 denar në 9 denar. Për karburantin benzin propozojmë që akciza të zvogëlohet nga 22 denarë në 15 denarë. Gjithashtu, propozuam që TVSH për dy llojet e karburanteve të zvogëlohet nga 18% në normën preferenciale prej 5%”, shkruan kreu i ASH-së, Ziadin Sela.
Sipas Selës, me këto propozime, në tregun me pakicë në rrethanat aktuale do të fitohet çmimet si vijon: benzina 77 dnearë dhe dizelli 79.5 denarë./Telegrafi/