Telegrafi

Aleanca për Shqiptarët përshëndet vendimin e Prokurorisë në aferën ‘Haraçi’

Nëpërmjet një kumtese të partisë opozitare shqiptare përshëndetet vendimi i Prokurorisë për të zbardhur dhe hetuar në tërësi rastin ‘Haraçi’ duke i dërguar dërguar në bankën e të akuzuarve të gjithë përgjegjësit e këtij skandali përfshirë edhe Prokuroren Katica Janeva.

“Bëjmë thirrje institucioneve kompetente të drejtësisë që ti hetojë të gjitha lëndët tjera të hapura nga institucionet e drejtësisë ku bëjnë pjesë edhe zyrtarët e BDI, duke filluar nga rasti i Magjar Telekomit, Pacientit, Titanik 3 dhe ai i aferës në Fondin Pensional Invalidor dhe shumë raste tjera”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, nëse pretendojmë të kemi drejtësi të plotë, drejtësia duhet të mos jetë selektive, por të jetë e plotë pa kursyer askënd që ka shkelur ligjin./Telegrafi/.