Telegrafi

Aleanca për Shqiptarët emëron Arben Jasharin për zëvendës-drejtor të BSP-së

Byroja për Siguri Publike nga sot do të ketë zëvendës-drejtor të ri.

Aleanca për Shqiptarët e cila është pjesë e Qeverisë ka emëruar Arbër Jasharin për këtë pozitë, ndërsa Jashari, siç kanë informuar nga MPB për MIA, vjen nga Qendra për trajnim në MPB.

Ai vjen në vend të Arif Asanit i cili ishte kuadër i BDI-së.

Jashari do të jetë zëvendës i Sasho Tasevski i cili është në krye të BSP-së që nga gushti i vitit 2008./Telegrafi/