Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa sërish po e aktualuzojnë temën për heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe vendosjen e gjuhës shqipe.
Nga Lëvizja Besa sot në Ministrinë e Drejtësisë dorëzuan nismë për ndryshimin e amendamentit 5 të Kushtetutës, me çka gjuha shqipe do të jetë gjyhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Nga Ministria e Drejtësisë e vërtetuan letrën e Lëvizjes Besa, ndërsa kërkesat në lidhje me ndryshimet kushtetuese do të propozohen dhe shqyrtohen në grupin punues që do të foromohet së shpejti dhe ku gjitha partitë politike do të kenë nga një anëtar.
Edhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari gjatë ditës së djeshme u shpreh se në Maqedoni ka ardhur momenti të hiqet 20% dhe të vendoset gjuha shqipe në Kushtetutë dhe se për këtë duhet të jetë edhe mbështetja e partive maqedonase.
Nga LSDM dhe BD më herët nuk komentuan zgjerimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese duke theksuar se fokus duhet të jenë ndryshimet kushtetuese për vazhdiminin e bisedimeve me Bashkimin Evropian./Telegrafi/