Site icon Telegrafi

Aleanca për Shqiptarët: “Deklarata e partive shqiptare” nuk e cënon shtetin e as identitetin e Maqedonisë

Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni ka reaguar ndaj vendimit të Gjorge Ivanov që mos të i’a jep mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Ivanovi nuk do t’ia jep mandatin Zoran Zaevit

””Deklarata e partive shqiptare” nuk e cënon shtetin e as identitetin dhe të kaluarën e historike të asnjë etniteti të caktuar. ”Deklarata e partive shqiptare” në radhë të parë parasheh parandalimin e zgjidhjes së një Presidenti, Kryeministri dhe Qeverie jo kompetente dhe kriminale siç kishim deri më tani. Nuk do të lejojmë shpërdorimin e Ligjeve, Buxhetit dhe jetëve të personave të pafajshëm. Së shpejti do të vendosim themelet e shtetit ligjor, barazisë mes të gjithë etniteteve dhe do të punojmë pareshtur për progres socio-ekonomik. Këto janë standarde evropiane dhe interes strategjik i të gjithë qytetarëve të Republikës!” thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët për Ivanov ka shkruar ”Fjalimi i Gjeorgje Ivanov drejtuar mbarë vendit, më shumë i ngjau një fjalimit të një aktivistit mediokër të pushtetit, se sa një Presidenti të vendit që në raste të këtilla do të duhej të ishte vigjilent dhe ti shërbejë interesave të gjëra për qetësimit të gjakrave dhe të amortizojë përshkallëzimin e situatës.”./Telegrafi/

Exit mobile version