Telegrafi

Alderweireld në radarin e Juventusit

Juventusi thuhet se është i interesuar për mbrojtësin e Belgjikës dhe Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld, i cili vlerësohet 30 milionë euro.

Qendërmbrojtësi belg mbushi 30 vjet më herët këtë vit dhe Spurs aktivizuan një opsion një vjeçar për të zgjatur kontratën e tij deri në qershor të vitit 2020.

Sipas mediumit britanik The Sun, një klauzolë në marrëveshje do të thotë se ai tani ka një klauzolë lirimi me vlerë 25 milionë funte apo rreth 30 milionë euro.

Lexo po ashtu Zyrtare: Tottenhami ia zgjat kontratën Alderweireldit

Gazeta britanike dhe Calciomercato.com raportojnë se Juventusi është shikuar situatën, sidomos tani pasi Manchester Unitedi ka ftohur interesimin e tyre.

Toby Alderweireld (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Bardhezinjtë janë gjithmonë të etur për të sjellë përvojë në ekip edhe përkundër se kanë tashmë Giorgio Chiellinin dhe Leonardo Bonuccin.

Edhe pse Alderëeireld ishte jashtë fushave për disa muaj në 2017-18 me një dëmtim të rëndë, ai është kthyer titullar te Tottenhami në sezonin aktual dhe ka filluar të gjitha ndeshjet. /Telegrafi/