Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka bërë të ditur se Toby Alderweireld nuk do të luajë në ndeshjen kundër Juventusit të mërkurën mbrëma.
Spursat janë nikoqirë të Bianconerëve në Wembley, për të zhvilluar ndeshjen kthyese të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.
Alderweireld gjatë gjithë sezonit ta pasur probleme me lëndime, ashtu që nuk po arrin të rikuperohet për të qenë në formë të duhur fizike.
“Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm me të, sepse akoma duhet që ta ekzaminojmë secilën ditë”.
“Nuk pres që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Juventusit”, ka deklaruar Pochettino për Sky Sports.
Ndeshja e parë në Juventus Stadium në Torino përfundoi me rezultat 2-2. Bianconerët shënuan dy gola në pjesën e parë me anë të Gonzalo Higuain, i cili po ashtu humbi një penallti.
Mirëpo, skuadra angleze u kthye duke bërë lojë shumë të mirë dhe arriti ta barazonte rezultatin me golat e Harry Kane dhe Christian Eriksen. /Telegrafi/