Telegrafi

Alderweireld i hapur për rikthim te Ajaxi

Toby Alderweireld (Photo by Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Tottenham Hotuspur, Toby Alderweireld e pranon se do të konsideronte një kthim të tij te Ajaxi në Eredivisie.

Alderweireld është përfolur shumë rreth një largimi të tij nga klubi londinez, ku nuk kanë munguar skuadrat e interesuara për të.

Manchester United ka qenë klubi më i lidhur me mbrojtësin belg, teksa është thënë se edhe lojtari ka pëlqyer një kalim në Old Trafford.

Lexo po ashtu Alderweireld dëshiron kalimin te Unitedi

Por, tani Alderweireld e ka pranuar se do ta konsideronte një rikthim të tij te skuadra holandeze, Ajax.

Alderwiereld gjatë një dueli me Lukakun (Getty Images)

Reprezentuesi i Belgjikës dëshiron të fitojë më shumë përvojë në mënyrë që t’ia japë atë lojtarëve më të rinj të Ajaxit dhe pastaj të transferohet.

“Kurrë mos thuaj kurrë”, iu përgjigj Alderëeireld mediumit Voetbal Inside pas pyetjes për një kthimi në Ajax.

Lexo po ashtu Katër lojtarët që synon t'i transferojë Unitedi gjatë janarit

“Kam pasur një kohë fantastike atje, u bëmë kampion disa herë, ylli i tretë në fanellë erdhi, kështu që të gjitha këto janë kujtime shumë të mira”.

“Kur të kthehem, do të kem diçka për të dhënë mësim dhe nuk dua të shkoj atje pa qenë në gjendje të kontribuojë”, përfundoi belgu. /Telegrafi/