Mbrojtësi i Tottenham Hotuspur, Toby Alderweireld e pranon se do të konsideronte një kthim të tij te Ajaxi në Eredivisie.
Alderweireld është përfolur shumë rreth një largimi të tij nga klubi londinez, ku nuk kanë munguar skuadrat e interesuara për të.
Manchester United ka qenë klubi më i lidhur me mbrojtësin belg, teksa është thënë se edhe lojtari ka pëlqyer një kalim në Old Trafford.
Por, tani Alderweireld e ka pranuar se do ta konsideronte një rikthim të tij te skuadra holandeze, Ajax.
Reprezentuesi i Belgjikës dëshiron të fitojë më shumë përvojë në mënyrë që t’ia japë atë lojtarëve më të rinj të Ajaxit dhe pastaj të transferohet.
“Kurrë mos thuaj kurrë”, iu përgjigj Alderëeireld mediumit Voetbal Inside pas pyetjes për një kthimi në Ajax.
“Kam pasur një kohë fantastike atje, u bëmë kampion disa herë, ylli i tretë në fanellë erdhi, kështu që të gjitha këto janë kujtime shumë të mira”.
“Kur të kthehem, do të kem diçka për të dhënë mësim dhe nuk dua të shkoj atje pa qenë në gjendje të kontribuojë”, përfundoi belgu. /Telegrafi/