Telegrafi

Alcantara në krye të listës së Real Madridit

MADRID, SPAIN - MAY 01: Thiago Alcantara of FC Bayern Muenchen reacts during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between Real Madrid and Bayern Muenchen at the Bernabeu on May 1, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Mesfushori i Bayern Munchen, Thiago Alcantara, është në krye të listës së Real Madridit që ta përforcojë mesfushën.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja AS që e sheh mesfushorin drejt Real Madridit.

Thiago ishte bashkuat me Bayernin nga Barcelona në 2013 dhe ishte lidhur me një kthim në Camp Nou.

Thiago Alcantara i Bayern Munchen (Getty Images)

Kjo nuk ndodhi pasi klubi nënshkroi me një ish-bashkëlojtarë të tij si Arturo Vidal. Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, është një admirues i madh i 27-vjeçarit.

Lexo po ashtu Real Madridi nuk beson në qëndrimin e Luka Modricit, ka gati listën me tre emra

Ai kishte tretman të mirë në ekipin kombëtar spanjoll dhe mësohet se i ka kërkuar bordit që ta marrin në konsideratë një marrëveshje me të.

Mateo Kovacic duket se do të largohet drejt Chelseat, ndërsa edhe Luka Modric është i lidhur me një largim. Thiago mund të blihet për 60 milionë euro, por marrëveshja mund të arrihet për një shumë më të vogël, pasi klubet kanë marrëdhënie shumë të mira.

Alcantara dhe Modric (Getty Images)

Marrëveshja e fundit ishte kalimi i James Rodriguez te Bayern Munich. /Telegrafi/