Thiago Alcantara thuhet se është i etur për t’u transferuar nga Bayern Munichu te Liverpooli këtë verë.
Liverpooli është i interesuar të përforcohet edhe më shumë këtë verë, pasi eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve.
Emri më i përfolur për t’u transferuar në Anfield është ai i spanjollit të Bayernit, Alcantara, i cili ka të mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij.
Megjithatë, Bavarezët nuk duan ta lejojnë lojtarin të largohet për një çmim shumë të ulët, edhe pse dëshira e tij është të transferohet në Anfield.
“Thiago Alcantara është duke pritur sepse dëshiron fort të transferohet në Ligën Premier këtë verë”.
“Liverpool është ende në kontakt me të, por Bayerni i tha përsëri ditë më parë se do të shesin Thiagon vetëm për 30 milionë euro”.
“Jurgen Klopp dëshiron gjithashtu Thiagon. Gjithçka varet nga klubet”, ka shkruar gazetari i njohur Fabrizio Romano. /Telegrafi/