Telegrafi

Alcacer përfundon testet mjekësore te Borussia Dortmundi

Paco Alcacer (Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Barcelonës, Paco Alcacer, ka kaluar testet mjekësore te Borussia Dortmundi para se ti bashkohet edhe zyrtarisht klubit nga Gjermania.

Spanjolli pritet të kalojë tek BVB në formë të huazimit një vjeçar për 2.5 milionë euro, por me mundësi blerje për 20 milionë euro.

Për atë kishin shfaqur interesim edhe Real Betis e Porto, por në fund 24-vjeçari pranoi kalimin te Dortumundi.

Vlen të theksohet se Alcacer iu bashkua klubit katalunas nga Valencia në vitin 2016 për 30 milion euro duke nënshkruar kështu në atë kohë kontratë pesë vjeçare.

Në 50 paraqitje për Barçën arriti të shënojë 15 gola.

Sulmuesi ka arritur të shënojë gjashtë herë në 13 paraqitje për Përfaqësuesen e Spanjës.

Emri i tij ishte i lidhur edhe me Valencian dhe Watforid, por tani e gjitha kjo i përket të kaluarës. /Telegrafi/