Sulmuesi i Barcelonës, Paco Alcacer ka përsëritur lumturinë me rolin e tij në klub, pavarësisht se ka qenë titullar vetëm në tre ndeshje të ligës këtë sezon.
23-vjeçari spanjoll u transferua në Camp Nou në verë në një marrëveshje prej 30 milionë eurove nga Valencia, por ka luftuar për të zënë njërin nga vendet e ‘MSN’-së, nga Luis Suarez, Lionel Messi dhe Neymar.
“Unë jam i lumtur që mund ta ndihmoj ekipin në çdo mënyrë”, ka thënë fillimisht Alcacer pas fitores të së dielës ndaj Granadas, ku ai shënoi golin e tij të tretë në këtë sezon në La Liga.
“Trajneri më kërkoi të çohem nga bankina dhe kjo është ajo që kam bërë”, transmeton Telegrafi.
“Çdo lojtar në këtë skuadër duhet të jetë i përgatitur për të dalë në fushë dhe për të kryer punën e tij”.
“Edhe pse fusha ishte e vështirë, ne kemi luajtur një lojë shumë profesionale dhe po shohim përpara për të vazhduar formën tonë dhe duke fituar më shumë ndeshje”, përfundoi sulmuesi spanjoll. /Telegrafi/