Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 2, Blerando dhe Alby, e kanë shijuar pafund shpërblimin e “Vëllait të Madh”.
Ata qenë së bashku në dhomën e sekreteve, ku i pritën tretmanë, darkë e një film.
Alby the Goat me këtë rast ka folur për armiqtë, për të cilët tha se dëshiron t’i mbajë më afër vetes.
“Mikun mbaje afër, por edhe armikun mbaje sa ma afër”, u shpreh ajo.
Aktorja e filmave për të rritur tha se kështu i shikon më mirë dhe se e di saktësisht se te cili personazh shkon të rrëfehet.
Alby ndryshe këtë javë doli më pak e preferuara e publikut bashkë me Monikën dhe Vesa Vllasaliun.
Ajo ka bërë disa rrëfime të sinqerta në BBVK, nisur nga puna e parë që bëri në Amerikë dhe për jetën që krijoi atje. /Telegrafi/