Telegrafi

Albumi i Taylor Swift në pozitën e parë në SHBA me 867 mijë shitje

Taylor Swift mund të ndihet krenare gjatë ditës së sotme me karrierën e saj muzikore.

Këngëtarja ka arritur që të jetë në krye të listës së albumit të më të shitur pasi publikimit të tij, i cili ishte i gjashti me rend.

Në një javë të vetme, “Lover” shënoi 867 mijë shitje të albumit vetëm në SHBA., sipas Billboard.

Kjo ishte java më e madhe e shitjeve për çdo album që nga botimi i fundit i Swiftit në vitin 2017 “Reputation”, tha Billboard.

Me “Lover” në krye të tabelave, Swift është bërë artistja e parë femër që ka gjashtë albume të ndryshme, ku secila shet të paktën 500 mijë kopje në një javë të vetme.

Këngëtarja gjithashtu bëri histori në Mbretërinë e Bashkuar, duke u bërë e vetmja femër me katër albume numër një në Mbretërinë e Bashkuar në një dekadë. /Telegrafi/