Site icon Telegrafi

Albumi më i shitur në botë i takon Taylor Swiftit

Albumi i këngëtares amerikane po vazhdon të kryesojë top listat botërore për numrin e shitjes.

Wild Music Awards shkruan se “Reputation” i Taylor Swift është shitur vetëm pesë ditëve të fundit rreth
229 mijë kopje, kurse që nga dalja në treg janë shitur 2,2 milionë kopje.

Në këtë formë, kjo është hera e parë që një album në dy vjetët e fundit të jetë në krye të listës për tre javë.

Në pozitën e dytë gjendet Namie Amuro me albumin “Finally”, ku në javën e fundit janë shitur mbi 159 mijë kopje, kurse në total 1.59 milion.

“Divide” i Ed Sheeranit zë vendin e tretë, duke u ngjitur për një pozitë në saje të 154 mijë kopje të shitura këtë javë, kurse në total janë shitur 8.41 milionë sosh.

Sam Smith me albumin “The Thrill Of It All”, zë pozitën e katërt, ku në javën e fundit ka shitur 145 mijë kopje.

Ndryshe, këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka zbuluar se ka shitur mbi katër milionë kopje të albumit debutues. /Telegrafi/

Exit mobile version