Rita Ora ka publikuar albumin e saj të dashurisë “You & I”, këngë nga ditari i saj i dy viteve të fundit.
Artistja e famshme ka ndarë “kapitujt e rrugëtimit të saj të dashurisë” në albumin e ri njëherësh të tretin me radhë.
Këngëtarja e “Anywhere” – e cila është e martuar me regjisorin Taika Waititi – ka hequr dorë nga vazhdimi i “Phoenix” të vitit 2018, i cili jo vetëm dokumenton historinë e saj të dashurisë me gjysmën tjetër, por dashurinë për familjen dhe veten.
Në një deklaratë për shtyp, Rita tha: “”You & I” përfaqëson më shumë se sa thjesht njeriun që dua”.
“Është nëna ime, miqtë e mi, fansat e mi dhe në një farë mënyre përfaqëson marrëdhënien që kam me veten time. Ky album ka qenë si ditari im për dy vitet e fundit, dhe jam shumë e emocionuar që më në fund mund ta dëgjoni”.
Kënga “Girl in the Mirror” e sheh Ritën duke nderuar e vlerësuar veten e saj, “Notting Hill” ka të bëjë me vitet e saj të adoleshencës dhe “Shape of Me” është një dedikim për të ëmën, psikiatren Vera Ora.
Legjenda e Hollywoodit, Eddie Murphy bën një paraqitje të papritur në “That Girl” me një ndërthurje të “Party All The Time” – nga albumi debutues muzikor i vitit 1985.
32-vjeçarja në një pjesë të projektit “Don’t Think Tëice” përmes tekstit i këndon bashkëshortit të saj.
Sa i përket këngës, biondja theksoi: “Don’t Think Twice” ka të bëjë me të mos menduarit dy herë dhe thjesht të hidhesh brenda. Jetoni vetëm një herë, kështu që në të vërtetë ka të bëjë me kapjen e momentit dhe të mos frenoheni nga mendimet se çfarë mund ose mund të mos ndodhë”.
Koleksioni përfshin gjithashtu këngët “Praising You” në bashkëpunim me Fatboy Slim” dhe “You Only Love Me”.
Dhe ashtu siç u paralajmërua, albumi është i disponueshëm që tani në platformat muzikore.
Deri më tani, “You & I” ndodhet në Spotify, iTunes, Apple Music, Deezer etj. /Telegrafi/