Albumi i saj i fundit “Better Mistakes” u publikua gjatë këtij muaji, por fatkeqësisht duket se vuan nga ajo që njihet si “rënia e shkollës së dytë”.
Dhe Bebe Rexha pranoi me gatishmëri debutimin e vogël të albumit të saj të dytë, duke iu përgjigjur në Twitter, faktit se albumi i saj u rendit në vendin e 140-të në top 200 albumet më të mira të Billboard.
“E mërzitur”, shkroi ylli i popit. “Por unë nuk do të dorëzohem. Karriera ime u ndërtua mbi dështimet dhe jo duke ndjekur formën”, shkroi tutje 31-vjeçarja, shkruan DailyMail.
“Unë nuk do të ndalem. Unë kurrë nuk e kam bërë dhe kurrë nuk do ta bëj”, vazhdoi ajo në shënimin rrëfyes. “Unë ende besoj në këtë album. Dhe unë akoma do ta shtyj përpara. Pavarësisht se çfarë”, shkroi Rexha.
“Betetr Mistakes” është albumi pasues i Bebe Rexhës pas atij të parit “Expectations”, i cili u publikua në vitin 2018.
Në albumin e saj të ri, ajo numëron bashkëpunime me emra të njohur si: Travis Barker, Ty Dolla Sign, Trevor Daniel, Lil Uzi Vert, Doja Cat, Lunay dhe Rick Ross.
Pavarësisht nga ata bashkëpunëtorë të zhurmshëm dhe hite si: “Baby, I’m Jealous”, “Sacrifice”, “Sabotage” dhe “Die For A Man”, albumi deri më tani ka arritur në vendin e 129-të në top listën e albumeve më të mira sias ‘Rolling Stone’.
Sidoqoftë, Rexha, e lindur si Bleta Rexha, po e shtyn përpara promovimin me një koncert live të mbajtur në formën virtuale.
Gjatë fundjavës, këngëtarja e hitit “Say My Name” u pa duke marrë pjesë në “MTV Movie & TV Awards”, përpara se të paraqitej në pikën e famshme të “Craig” në West Hollywood, Kaliforni. /Telegrafi/