Albumi i shumëpritur i Kanye West, “Donda”, më në fund është publikuar në të gjitha platformat muzikore.
Disa orë pas lansimit, West doli me një deklaratë në rrjete sociale për të treguar se u lëshua pa miratimin e tij.
“Universal e publikoi albumin pa miratimin tim dhe ata e bllokuan Jail 2 që të mos ishte në album”, thuhej në postim.
Përfaqësuesit e Universal nuk ofruan asnjë koment për Variety, por sipas disa burimeve brenda në kompani e quajtën pretendimin e West ‘idiotik’.
“Donda” përfshin kontribute nga JAY-Z (në “Jail”), Weeknd, Jay Electronica, Young Thug, nga i ndjeri Pop Smoke,Travis Scott, Lil Baby, Kid Cudi dhe shumë të tjerë.
Manson vlerësohet si kompozitor dhe tekstshkrues në “Jail”, ndërsa Manson dhe DaBaby shfaqen në “Jail, Pt. 2. ”Ajo këngë nuk ishte zyrtarisht e disponueshme me publikimin e Donda, por përfundimisht u fut në album”.
Në shtator 2020, West solli një seri postimesh në lidhje me marrëdhënien e tij me Universal Music Group.
Ai iu drejtua dëshirës së tij për të blerë regjistrimet nga kompania, duke pretenduar se përpjekjet e tij u penguan nga kontratat që ai kishte nënshkruar.
Për albumin e ri, reperi ka marrë përkrahje edhe nga ish-bashkëshortja Kim Kardashian. /Telegrafi/