Site icon Telegrafi

Albumi i ri i Feros “Goat” publikohet më 1 shkurt

Reperi i njohur, Fero është drejt finalizimit të albumit më të ri.

Prej ditësh reperi nga Gjilani ka nis paralajmërimin e tij, madje ai fillimisht kërkoj para nga fansat për realizimin e tij.

Ndërsa, tani në një postim që ka bërë sot (e diel) reperi ka njoftuar se data përfundimtare e publikimit të albumi është 1 shkurti, ndërsa bashkë me të ka zbuluar edhe kopertinën e tij.

Foto: Fero/Instagram

“Albumi veç sa u shkarkua. 1 milion e 750 mijë përqind që del me 1 shkurt, Fillojmë”, ka shkruar reperi në postim.

Foto: Fero/Instagram

Ditë më parë reperi sjelli për fansat edhe disa pjesë të shkurtra nga projektet e reja, teksa e quajti si albumin më të fortë në histori.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fero

Në anën tjetër, kujtojmë që Feronit Shabani (emri i vërtetë) është i martuar me modelen, Arbenita Ismajli, çifti bashkë kanë një vajzë, Nina. /Telegrafi/

 

Exit mobile version