Dy reperët e njohur, Mc Kresha dhe Lyrical Son, kanë vazhduar promovimin e albumit të ardhshëm, “Rapsodët N’Rap T’Sotit”.
Në një format të veçantë në formë të lajmeve televizive, Mc Kresha dhe Lyrical Son, i kanë njoftuar fansat se kanë vendosur ta publikojnë albumin një ditë me nisjen e Kampionatit Evropian të futbollit, më 10 qershor.
“Qe sa morëm vesh që Kampionati Evropian në futboll është shtyrë për një datë të pacaktuar… Krejt kjo për shkak që albumi jonë nuk po del…. Shumë njerëz, shumë fytyra publike na kanë kërcënuar, kanë dhënë ultimatume, shumë data…”.
“Ne kemi vendosur që të mos presim më dhe me Kampionat Evropian të nisë kjo punë… Forca Shqipëri, 10 qershor” , thonë këngëtarët në një video të publikuar në Facebook.