Albumi i dytë i Dua Lipës tashmë ka bërë bujë të madhe në mbarë botën.
“Future Nostalgia”, i cili u lansua në mes të pandemisë vitin e kaluar, po korrë suksese të jashtëzakonshme.
Në bazë të disa postimeve të fundit që janë shpërndarë, ky album ka qenë më i dëgjuari në botë në Spotify për tri javë radhazi.
“Future Nostalgia ishte zyrtarisht albumi i parë më i dëgjuar në botë në Spotify për tri javë radhazi. Urime Dua Lipa”, thuhej në një postim të ‘Dua Lipa Argentina’.
Artistja shqiptare ka lënë pas The Weeknd, Bad Bunny, Ariana Grande, Pop Smoke, Harry Styles, The Kid LAROI, Juice WRLD, Morgan Wallen, C.Tangana etj.
Kjo ndërkohë nuk është hera e parë që 25 vjeçarja arrin të ‘godasë’, pasi javën e kaluar u shpall ‘artistja e dytë më e dëgjuar në botë’ në po të njëjtën platformë.
Dua në anën tjetër ka filluar përgatitjet për performancën në “Grammy Awards”, e cila sivjet u nominua në gjashtë kategori. /Telegrafi/