Telegrafi

Albumi “Fortuna” për një javë arrin 10 milionë klikime në YouTube

Foto: Tuna/YouTube

Këngëtarja e mirënjohur, Tuna Sejdi, ka publikuar një javë më parë albumin e saj më të ri “Fortuna”.

Ky album përmban gjithsej shtatë këngë, të cilat janë vizualizuar edhe me klip, teksa gjenden të gjitha të disponueshme në YouTube.

Për këto këngë kanë punuar artistët e mirënjohru dhe njëherësh bashkëpunëtorët e vjetër të Tunës: Armend Regjepagiqi, Aida Baraku dhe Darko Dimitrov.

Foto: Tuna/YouTube

Yll Limani është gjithashtu një tjetër emër që është pjesë e këtij albumi të veçantë, i cili është pritur shumë mirë nga fansat e këngëtares.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Për vetëm një javë, të gjitha këngët e “Fortunës” kanë kapur shifrën e 10 milionë klikimeve në YouTube, dhe për këtë gjë këngëtarja është tepër e lumtur.

Ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi të shifrave në kanalin YouTube, duke i falënderuar fansat pafund për mbështetjen.

Foto: Tuna Sejdi/InstaStory

“Për një javë, albumi “Fortuna” ka kaluar shifrën prej 10 000 000 klikimeve! Kjo është krejt falë dashurisë suaj! Ju dua”, ka shkruar Tuna në InstaStory.

Përndryshe, “Tani m’ke zemër”, “Plagë”, “A don Hala” (bashkëpunim me Ylli Limani), “Dreqi e marrtë”, “Harrova” (bashkëpunim me Armend egjepagiqi), “Krejt mu kanë përzi” dhe “Nëse vdes e re”, mbajnë titullin shtatë këngët e albumit shumë të pëlqyer, “Fortuna”. /Telegrafi/