Këngëtari i njohur Ed Sheeran ka sjell këtë muaj për fansat e tij albumin më të ri “Divide”.
Menjëherë pas publikimit të këngëve në YouTube, ato janë pëlqyer dhe kanë arritur të marrin miliona klikime.
Ndërkohë “Divide” bëhetë albumi i parë i këtij viti, i cili ka thyer disa rekorde.
Në javën e parë ai u shit më shumë se sa top 500 albumet e tjera të kombinuara, dhe u shndërrua në albumin më së shpejti të shitur nga një artist mashkull.
Ndërsa në listën e këngëve single, Ed rezulton i pari me disa pozicione: vendin e dytë, të tretë dhe të katërt, si dhe shumë pozita të tjera në top 20-shen e këngëve më të mira të momentit. /Telegrafi/