Telegrafi

Albumi “My Dear Melancholy” nga The Weeknd drejt vendit të parë në Billboard 200

Albumi befasues i The Weeknd, “My Dear Melancholy” është duke synuar vendin e parë në krye të Billboard 200.

Sipas parashikuesve në industrinë e muzikës, seti i këngëve i lansuar më 30 mars mund të arrijë 150 mijë njësi të shitura deri më 5 prill.

Albumi me gjashtë këngë i shfaqur me një paralajmërim të vogël pas një postimi misterioz në Instagram u finalizua me një konfirmim për album dy ditë më vonë.

Billboard 200 renditë albumet më popullore bazuar nga konsumimi multi-metrik, i cili përfshin shitjet tradicionale të albumit, TEA-n dhe SEA-n. Top lista e re e Billbord 200 pritet të zbulohet të dielën më 8 prill, ku The Weeknd pritet edhe të debutojë në vendin e parë.

Nëse “My Dear Melancholy” arrin në vendin e parë, do t’ia japë The Weeknd kryesimin e tretë në top lista.

Projekti do të pasonte sukseset e “Starboy” në vitin 2016 dhe “Beauty Behind the Madness”. Starboy arriti 348 njësi të shitura në javën e parë sipas Nielsen Music, ndërksaq Beauty Behind the Madness u lansua me 412 njësi (326 shitje të albumeve).

“My Dear Melancholy” aktualisht mund të dëgjohet vetëm në platforma si YouTube dhe të blihet si album digjital, ndërsa një CD verzion pritet të vijë në javët në vijim.

/Telegrafi/