Telegrafi

Albumi “4:44” i Jay Z publikohet më 30 qershor (Video)

Jay Z e ka paralajmëruar edhe zyrtarisht albumin e tij të ri “4:44”, i cili do të jetë në dispozicion vetëm për përdoruesit e platformës Sprint dhe të regjistruarve në Tidal. Albumi do të publikohet më 30 qershor.

Në njoftimin e Tidal thuhet se albumi do të jetë një ndër ekskluzivitetet e para të përdoruesve të Sprint që këtë vit bleu 33 për qind të aksioneve të Tidal për 200 milionë dollarë.

“Jay Z është ikonë globale dhe klientëve ua japim mundësinë që të jenë të parët që do ta shijojnë albumin e tij të ri”, ka thënë drejtori i Sprint, Marcelo Claure.

Kompania ka investuar shumë në reklamimin e albumit të ri të mogulit të muzikës rep. Krahas bilbordëve dhe videove, është reklamuar edhe në finalet e NBA.

Albumi i fundit i Jay Z , “Magna Carta Holy Grail”, është publikuar në vitin 2013. /Telegrafi/