Telegrafi

Album nga Seven Saraqi, këngë edhe me Bebe Rexhën

Seven Saraqi do të publikojë shumë shpejt albumin e tij të ri.

Këngëtari lansoi së fundmi projektin “Maria”, por nuk mund të mjaftohet me këtë projekt pavarësisht suksesit.

Bashkëpunimi i tij me Tunën u mirëprit, ndërsa tashmë ka filluar puna në kompletimin e albumit.

Këngëtari ka disa këngë dhe bashkëpunime, përfshirë një me yllin botëror, Bebe Rexha.

Seveni në një intervistë kohë më parë ka thënë se duhet të ndryshohet “loja”.

Sipas tij këngët janë të njëjta dhe se është momenti për të ndryshuar gjërat në skenën muzikore shqiptare.

Seveni aktualisht është pa të dashur. /Telegrafi/