Site icon Telegrafi

Albulena Haxhiu: Të ndërpriten hetimet në rastin Dehari

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të hetimeve për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ajo ka thënë se kjo kërkesë bëhet në emër të Familjes Dehari dhe në emër të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kërkoj, në emër të Familjes Dehari dhe në emër të Vetëvendosjes, që hetimet në Rastin Dehari të ndërpriten menjëherë”, ka thënë Haxhiu.

Deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se ata nuk i besojnë institucioneve kompetente të hetuesisë kosovare.

Exit mobile version