Telegrafi

Albulena Haxhiu reagon ndaj Shpend Ahmetit: Nuk duhej t’ia jepje dorën Thaçit

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit i cili mbrëmë në ndeshjen basketbollistike mes Prishtinës dhe Pejës ku prezent ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  i shtrëngoi duart me presidentin Hashim Thaçi.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se Ahmeti nuk është dashur ti shtrëngoj duart me Thaçin pasi që ai është përgjegjës për gjendjen në vend.

Postimi i plotë:
Shpendi dukej në siklet në ato fotografi të asaj situate të mbrëmshme. Pra, nuk dukej aspak i kënaqur. Por, mendoj që është dashur ta gjejë forcën e të mos ia japë dorën Thaçit. Ajo përshëndetje e ndihmon Thaçin.
Thaçi është përgjegjësi kryesor për mjerimin ekonomik, politik e social në Kosovë. Është kriminel e tradhëtar.