Artistët shqiptarë, Albu dhe Skerdi, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Blanco&Escobar” mban titullin bashkëpunimi i tyre i ri, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet këngëtarët, kurse Skerdi Ago është kujdesur edhe për muzikën.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur shqiptar, Max Production.
Dyshja kanë bërë një paraqitje të mahnitshme në klip, gjersa besohet se ky projekt do të ketë suksesin e merituar nga publiku.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Skerdit.
Reperi nga Shqipëria po vazhdon të pëlqehet dhe të jetë mjaft i angazhuar me projekte. /Telegrafi/