Telegrafi

Albos sjell këngën e re “Ata sy”

Foto: Screenshot/YouTube

Albos ka prezantuar ditën e sotme (e premte) projektin e ri muzikor.

“Ata sy” titullohet kënga e re e tij, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti dhe vija melodike është bërë nga vet artisti në bashkëpunim me Gjestin, kurse ‘beat’-i u bë nga Dossi.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë u realizua nga Imagine.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Besohet që ky projekt do të pëlqehet dhe do të ketë suksesin e merituar nga publiku.

Foto: Screenshot/YouTube

Albos deri më tani ka sjell disa këngë së bashku me Gjestin që kanë marrë miliona klikime në YouTube.

Veç kësaj, ai ka premtuar edhe prurje të tjera që do të lansohen në vijim. /Telegrafi/