Site icon Telegrafi

Albion Rrahmani drejt Ligës Premier: Trajneri i top skuadrës angleze e dëshiron në verë reprezentuesin e Kosovës

Albion Rrahmani duket se në këtë verë do të largohet nga Rumani për t’iu bashkuar ligës më të mirë në botë, Ligës Premier.

Sulmuesi kosovar raportohet nga “Fantatik” në Rumani se ka zgjuar interesimin e Aston Villës.

Rrahmani që kaloi nga Ballkani te Rapidi për 600 mijë euro pati një impakt të madh te Giulesti, duke arritur të shënonte 13 gola në 15 ndeshjet e kampionatit.

Lexo po ashtu Rrahmani dhe Krasniqi vazhdojnë ta ‘sundojnë’ Rumaninë, përsëri pjesë e formacionit të javës

Fanatik raporton më tej se Albioni ka hyrë në radarin e Unai Emery që e dëshiron ta ketë në “Villa Park”.

“Interesim i madh për Rrahmanin nga Aston Villa. Sipas burimeve tona, Aston Villa është interesuar për Rrahmani, lojtar në profilin e Unai Emery”. “Për mua, ai është lojtari më i mirë. Ai mund të luajë në Perëndim, pa probleme”, ka zbuluar gazetari Horia Ivanovici.

Lexo po ashtu “Do të largohet për të paktën 5-6 milionë euro” – në Rumani të bindur për kualitetin e Albion Rrahmanit

Gazetari Alin Buzarin, i pranishëm në studio, deklaroi në emision se e sheh Albion Rrahmanin si lojtarin më të mirë në Superligën e Rumanisë.

“Për mua ai është lojtari më i mirë në Superligë për momentin. Para Coman dhe mbi Darius Olaru. Një lojtar për të cilin janë dhënë 600 mijë euro dhe ka luajtur 15 ndeshje për Rapid” , deklaroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version