Përmes një kumtese, Prishtina ka njoftuar se i ka siguruar shërbimet e anësorit Albion Kurtaj, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Llapit.
Në njoftim thuhet se 24-vjeçari e ka pranuar ofertën dyvjeçare nga klubi kryeqytetas.
“Dihet që ëndrra e çdo lojtari është të luajë për skuadrën e Prishtinës, sepse Prishtina është klub me trofe të shumtë dhe gjithmonë garon për pozitat e para në klasifikim”.
“Është sfidë e jashtëzakonshme për mua të jem pjesë e Prishtinës duke besuar se do të korrim suksese së bashku”, citohet fjalët e tij.
Gjatë ditës së sotme (e enjte), bardhekaltrit e kanë zyrtarizuar edhe transferimin e sulmuesit 19 vjeçar, Eridon Maloku, i cili ka luajtur me ekipin U-19 të Dritës në sezonin e fundit. /Telegrafi/