Site icon Telegrafi

Albina Kelmendi thotë “Nënë moj kom gabu” në këngën e re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi ka publikuar një projekt të ri muzikor.

Ajo solli këngën me titullin “Nanë moj kom gabu” të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip për të cilën u përkujdes “Publico”.

Producent i këngës është Armend Rexhepagiqi, ndërsa teksti u shkrua nga Aida Baraku.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkaq, instrumentali i këngës u realizua nga Fatjon Miftari.

Theksojmë që krahas angazhimeve muzikore, Albina këtë vit do të jetë pjesë e Festivalit të Këngës në RTSh.

Foto: Albina Kelmendi/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që ky projekt i Albinës vjen pak javë pasi këngëtarja kurorëzoi dashurinë me martesë me biznesmenin e njohur, Valon Vataj.

Ajo së fundmi ka folur për martesë dhe paragjykimet që çifti kishin në fillim për shkak se Vataj është baba i dy vajzave nga marrëdhënia e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version