Këngëtarja e njohur nga Peja, Albina Kelmendi, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“E kom prej teje” mban titullin kënga e zhanrit baladë, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga Aida Baraku, kurse për muzikën është përkujdesur bashkëshorti i saj, artisti i mirënjohur, Armend Rexhepagiqi.
Miksimi, materizimi e po ashtu edhe producimi u bë në studion: BigDeal Records.
Videoja i është besuar produksionit Publico me një videoklip të veçantë e mjaft domethënës.
Albina ka pak vite që i është bashkuar skenës muzikore shqiptare, ndërsa shquhet për vokalin dhe admirohet tejet shumë nga publiku.
Deri më tani, ka qenë shumë e kërkuar edhe në mbrëmje e ahengje muzikore. /Telegrafi/