Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi është mjaft e dashur për publikun shqiptar.
Ajo vazhdon të jetë aktive në prurjet muzikore, ku herë pas here surprizën fansat duke sjellë projekte të ndryshme.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka lansuar ripërpunimin e një këngë të vjetër.
Bëhet fjalë për këngën “Dy bylbyla në Koshare”, e cila së pari ishte kënduar nga Fatmira Brecani.
Për instrumentalin e saj është përkujdesur Duo Bass Records, ndërsa për pjesën vizuale Publico Group.
Që në minutat e parë të publikimit, kënga ka filluar të pëlqehen në masë të madhe. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OoRu7IkuY8E