Telegrafi

Albina Kelmendi dhe Taulant Bajraliu publikojnë këngën “Një takim”

Albina Kelmendi dhe Taulant Bajraliu (Foto: YouTube)

Albina Kelmendi është njëra ndër këngëtaret e estradës shqiptare që kohët e fundit po pëlqehet në masë të madhe.

E fokusuar më shumë në zhanrin popullor, këngëtarja është duke debutuar fuqishëm, përmes projekteve të ndryshme.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka sjell në treg një duet të ri.

Bëhet fjalë për këngën “Një takim”, që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin e po të njëjtin zhanër, Taulant Bajraliu.

Kësaj radhe ajo ka vendosur që të lansoj këtë baladë, me tekst dhe muzikë të realizuar nga Kreshnik Avdiu.

Me një stil të veçantë të dukjes, Albina është shfaqur tërheqëse në klip, ndërsa për këtë është përkujdesur M Production.

Para kësaj, këngëtarja ka publikuar edhe një duet tjetër me reperin Gold Ag, këngë kushtuar Prishtinës. /Telegrafi/