Telegrafi

Albina dhe Labi lansojnë duetin “Hallakam”

(Foto: Instagram/labinottahiriofficial)

Albina Kelmendi dhe Labinot Tahiri e kanë publikuar këngën e titulluar “Hallakam”, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Petrit Sefaj e ka shkruar tekstin e këngës me orkestrim të Duo Bass Records, ndërsa për pjesën e kitarës është kujdesur Astrit Stafai.

Ana vizuale i është besuar produksionit Publico Group që e ka xhiruar videoklipin e këtij projekti.

 

“Urime na qoftë Albina. Urime publik i dashur! Kush na e shpërndan, vetëm se na bëni nderë dhe do jemi mirënjohës ndaj jush!

“Pas kësaj kënge do të jemi me hite të tjera dhe klipe të bukura! Poshtë virusi e Covidi, dhe ata që ua shkatërruan jetën me pak atë ekonomi që kishit! Rroftë dashuria e njerëzve ndaj njeri tjetrit. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Labi në postimin e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/