Artistja nga Kosova, Albina Kelmendi bashkë me familjen e saj do të përfaqësojnë Shqipërinë në festivalin “Eurovision 2023”.
Kënga mban titullin “Duje” dhe teksa e sollën të shoqëruar me videoklip, ata tashmë kanë lansuar edhe versionin akustik të saj.
Ky version tashmë gjendet i lansuar edhe në kanalin zyrtar të “Eurovision Song Contest” në YouTube.
Ndërkohë, tashmë kanë nisur përgatitjet për “Eurovision” që këtë vit mbahet në Liverpool të Anglisë nga 9 deri më 13 maj.
Në një prezantim për përfaqësuesit e këtij viti të Shqipërisë, Eurovision e quajti pjesëmarrjen e tyre si të veçantë.
“Një çështje e vërtetë familjare nga Shqipëria këtë vit me Albinën, nënën e saj, babanë, vëllanë dhe motrat. Të gjithë duke u ngjitur në skenë në Liverpool”, shkruhej në postimin e publikuar në Facebook nga faqja zyrtare e Eurovisionit. /Telegrafi/