Loja shpërblyese më atraktive në vend, “60 Sekonda” nga INTEREX, ka vazhduar edhe në vitin 2020.
Këtë javë, rrjeti i supermarketeve e ka përzgjedhur qytetaren Albina Berisha nga Gjakova për garën interesante.
Ndonëse e filloi garën me një ritëm të ngadaltë, ajo u fokusua kryesisht te produktet higjienike ku arriti të fitojë qindra euro mall falas.
Pra, për vetëm 60 sekonda ajo arriti të fitojë gjithsej mall falas 522.65 euro.
INTEREX është duke e zhvilluar tash e sa javë këtë lojë, duke i përzgjedhur garuesit në mënyrë të rëndomtë përmes faqes së kompanisë në Facebook.
Kështu, INTEREX e ka dëshmuar se u qëndron afër konsumatorëve me çmimet më të mira në treg dhe vazhdimisht u jep mundësi për të fituar mall falas.