Albin Kurti, ish-lideri i Vetëvendosjes,në Zonën e Debatit në Klan Kosova, foli edhe për idenë që ai të jetë kryeministër.
“Nuk mendoj që është e shëndetshme për Vetëvendosjen, që të hapet tema e kandidimit tim për kryeministër, pa e përpiluar ne platformën”.
“Ndryshimet më të mëdha në vend, s’mund të ndodhin pa ardhur në krye të vendit dikush nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.
Kurti ka thënë se Ymeri për çështje sociale e ekonomike e politike, është më i mirë e më i thellë se ai.”
“Gjej një kryetar që flet për pasardhësin e tij sikur unë. Ne jemi aty bashkë sepse na lidhë diçka shumë më e madhe s’e vetja jonë. Nuk e kupton dot si funksionojmë ne, pa qenë brenda nesh”, tha Kurti.
Ai ka treguar se ftohja e parë në mes partnerëve opozitarë, ishte kur Haradnaj dha dorëheqje nga posti i deputetit.
“Në ato momente është ndjerë se ka disa tensione që po dalin në sipërfaqe. Në ato tensione, AAK-ja filloi ta braktisë opozitarizmin si aktivitet”.
Kurti ka folur edhe për Donika Kadaj-Bujupi e cila la Alenacën për Ardhmërinë e Kosovës.
“Donika Kadaj-Bujupi, para se ta braktisë AAK-në është ndjerë e braktisur nga AAK-ja”.
“Donika nuk e braktisi AAK-në, por e braktisi braktisjen”.