Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka treguar pse ka refuzuar shkuarjen në Shtëpinë e Bardhë.
Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, thotë se nuk ka shkuar në SHBA për shkak se marrëveshja ishte e gatshme.
Ai thotë se nuk mund të shkonte në Shtëpinë e Bardhë pasi sipas tij largimi demonstrativ nga atje do të ishte shumë më i dëmshëm për Kosovën se mos shkuarja fare.
“Largimi im demonstrativ do të nënkuptonte se mbi hartën e Kosovës do të viheshin thikat”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryeministri në detyrë thotë se Serbia në SHBA kishte përbërje të plotë por Kosova e kishte gjysmake prandaj sipas tij nuk u nënshkrua marrëveshja.
“Një marrëveshje e tillë do të na vinte në siklet si shtet e si komb”.
Kurti thotë se nëse edhe ai do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë në takim do të merrte pjesë edhe ndonjë zyrtarë shumë më i lartë se Grenell./Telegrafi/