Kosova ka humbur ndeshjen e dytë në kuadër të eliminatoreve në Ligën e Kombeve.
Dardanët pësuan një humbje minimale 0-1 në stadiumin Fadil Vokrri, derisa vazhdojnë të mbeten të dytët në grupin 2 të Ligës C.
E për humbjen e Dardanëve ka shkruar edhe i pari i qeverisë kosovare, Albin Kurti.
I pari i ekzekutivit ka thënë se futbolli është një lojë që të dhuron emocion, derisa Kosova gjithmonë i dhuron emocion tifozëve të saj për gjatë 90 minutave.
“Futbolli është edhe emocion. Ekipi ynë këtë na e jep në çdo lojë për 90 minuta, si në fitore, po ashtu edhe në humbje e në barazim”.
“Shikojmë përpara drejt ndeshjes së radhës, me motiv të njëjtë, edhe më të fortë se sot”, ka shkruar Kurti në orët e vona të mbrëmjes në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Ndeshjen e radhës Dardanët e zhvillojnë përsëri në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku presin Irlandën e Veriut. /Telegrafi/